Rasti “Sopot”: Mbrojtja i kërkon Mijallkovin dhe Jankullovskën si dëshmitarë

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “Sopoti” në të duhet të prononcohen pesë persona zyrtarë të policisë.

Gjykimi për “Sopotin” për shkak të ndërrimit të këshillit gjyqësor muajin e kaluar filloi nga fillimi.

Gjashtë nga dhjetë të akuzuarit, të cilët kanë qenë të pranishëm në gjykim janë prononcuar se e kuptojnë aktakuzën dhe se qëndrojnë në atë që e kanë thënë në seancat paraprake. Katër të akuzuar do të gjykohen në mungesë, sepse nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.

Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi në deklaratë për media tha se nëse lejon Gjykata, si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor ndoshta do të thirren edhe të ish-shefi i Shërbimit sekret, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë në rrugën rajonale Sushevë – Sopot

Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast. 

LEXO: Rasti “Sopot”, i akuzuari Sulejmani: Është e tepërt të gjykohem 14 vite

LEXO: Rastin “Sopoti”, rrëfehet Ramadan Bajrami: Ja si ma morën dëshminë me dhunë

LEXO: Rasti “Sopot”: PSP si dëshmi dorëzoi “bombën”, bisedën telefonike mes Mijallkovit dhe Jankullovskës (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button