Dështuan negociatat mes Rusisë dhe SHBA-së për stabilitet strategjik

Rusia dhe SHBA-ja planifikuan që gjatë ditëve të ardhshme të mbajnë rreth të ri të bisedave bilaterale për stabilitet strategjik, por si duket ato dështuan, pohon një burim mirë i informuar në Uashington, të cilit i referohet agjencia TASS.

Sipas informatave të burimit, për fillim të marsit në Vjenë, janë planifikuar dy takime të reja ndërministrore të përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA-së, ku duhej të bisedohet për tërë spektrin e çështjeve për stabilitet strategjik, si dhe për marrëdhëniet bilaterale.

Negociatat duhej të mbahen nën udhëheqjen e zëvendësministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov dhe zëvendës sekretarit shtetëror amerikan për çështje politike, Tomas Shenon.

Por, sipas burimit , duket se këto takime nuk do të mbahen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button