SHBA-ja miratoi shitjen e raketave kundërtanke Ukrainës

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dha leje që Ukrainës t’i shiten raketa kundërtanke “Xhevlin”, kumtoi Pentagoni.

Çmimi i marrëveshjes eventuale shitblerëse do të jetë 47 milionë dollarë.

“Sistemi ‘Xhevlin’ do t’i ndihmojë Ukrainës në ndërtimin e kapacitetit të saj afatgjatë mbrojtës, që ta mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial dhe ashtu t’i plotësojë kërkesat për sigurinë e saj kombëtare”, thuhet  në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së.

Në të thuhet se shitja eventuale nuk do ta ndryshojë barazpeshën ushtarake në rajon.

Departamenti i Shtetit, prej të cilit varet leja për shitjen e tillë, e ka informuar Kongresin se ka për qëllim ta miratojë atë. Tani, Kongresi ka 30 ditë ta bllokojë, por mediat amerikane vlerësojnë se nuk pritet një gjë e tillë.

Kongresmenë republikanë dhe demokratë moti lobojnë që të ndodh kjo shitje.

Në informatën për Kongresin, Departamenti i Shtetit  potencon se ka për qëllim të shesë gjithsej 37 komplekse me 210 projektile amerikane “Xhevlin”. Raketat do të furnizohen nga rezervat ekzistuese të ushtrisë amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button