Kujdes me përdorimin e këtij medikamenti gjatë shtatzënisë, mund të sjellë pasoja për fëmijën pas lindjes

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për ju dhe fëmijën, por megjithatë nuk duhet të abuzoni. Sipas një studimi të Universitetit të Mjekësisë në New York, nënat që konsumonin shumë paracetamolë gjatë shtatzënisë, ishin të prirura të lindnin fëmijë që flasin me shumë vonesë. Studiuesit analizuan fëmijët deri në muajin e 30-të të jetës dhe 59% e grave që kishin përdorur paracetamol që në muajt e parë të shtatzënisë. 10% e fëmijëve pjesëmarrës në studim, rezultuan se kishin çrregullime gjuhësore e fillonin të flisnin me shumë vonesë, krahasuar me të tjerët.

Çrregullimet gjuhësore: Ekspozimi i foshnjës ndaj paracetamolit në shtatzëni rrit shanset për çrregullime gjuhësore 6 herë më shumë se fëmijët e tjerë. Këto rezultate janë në përputhje të plotë me studime të mëparshme, të cilat tregojnë se përdorimi i paracetamolit në shtatzëni sjell reduktim të koefiçientit të inteligjencës dhe probleme që lidhen me komunikimin.

Hiperaktiviteti:Qarkullojnë gjithashtu disa hipoteza, sipas të cilave abuzimi me paracetamol nga nënat shtatzëna, mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera tek fëmija si hiperaktiviteti. Diçka e tillë ende nuk është vërtetuar, deri tani këto janë vetëm hipoteza.

Doza e lejuar: Specialistët e shëndetit këshillojnë që të mos abuzohet me paracetamolin dhe me asnjë ilaç tjetër, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë. Gjithmonë duhet të këshilloheni me mjekun e të mos vendosni vetë çfarë ilaçi dhe në çfarë sasie ta merrni. Aktualisht doza maksimale ditore e paracetamolit për të rriturit është tre gr, e ndarë në tre doza ditore çdo tetë orë./

Burimi: ”Për nënat”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button