Eva Longoria rrëfen për tradhtinë e ish-burrit të saj

Shumë gra do të inatoseshin pa masë nëse do të mësonin se burri i ka qëndruar jo besnik. Por jo Eva Longoria. Në emisionin “The Conservation” me Amanda de Cadenet, aktorja 37 vjeçare deklaroi se nuk kishte asnjë peng nga martesa e dështuar tre vjeçare me 29 vjecarin Tony Parker.

“Jam shumë e sigurtë në atë që jam. Me të vërtetë dhe nuk jam mendjemadhe. Kam pasur momente që kam pyetur veten nëse nuk jam mjaftueshëm seksi, e bukur ose e zgjuar. Por, pastaj ia kam ndaluar vetes këto mendime që të mos ngec në një cikël, po të kem të bëj me gjëra të reja”,- u shpreh ajo. Longoria u përball me qindra tekste mes Parker dhe shoqes së perbashkët Erin Barry (që mohonte të kishin lidhje), që e ndihmoi të kuptonte pse e tradhëtonte ai.

“Edhe pse kemi biseduar, do doja një shenjë nga ai për ta kuptuar më mirë arsyen. Sepse unë dua ta di vërtetë këtë arsye dhe madje nuk do të jem e nevrikosur fare, mbase më vonë po”, shpjegon Longoria.

Eva pranoi se pabesia e tij nuk kishte të bënte me të dhe fakti që ka dëgjuar për të nuk e ka bërë të ndihej mirë, por e ka ndihmuar të kuptojë. Rreth 7 muaj pas divorcit të saj ajo pranon se po argëtohet shumë, në këtë vend pa rregulla dhe pa kufij dhe nuk do më të mendojë për këto gjëra./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button