fbpx

Shkup u shënua Dita e Pavarësisë së Bosnjës, ekspozitë dhe dokumentar për presidentin e parë, Alija Izetbegoviç

Me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), mbrëmë bashkësia kulturore boshnjake në Republikën e Maqedonisë organizoi solemnitet mbi këtë rast, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të shënimit, në Qendrën kulturore – informative në Shkup u shfaq programi dokumentar për rolin e presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, në krijimin e pavarësisë së BeH-së, ndërsa më pas u hap edhe ekspozita e pesë artistëve nga Sarajeva dhe Novi Pazari.

Xhemil Bektoviç, kryetar i Bashkësisë kulturore boshnjake (BKB) në Maqedoni, në deklaratën për mediat tha se përmes këtij programi kulturor është mënyra më e mirë, që boshnjakët në Maqedoni si dhe qytetarët tjerë të përkujtojnë ditën e pavarësisë së BeH-së.

“Ne kemi paraparë dy programe dokumentare, njëri i cili flet konkretisht për vet kronologjinë e ngjarjeve rreth referendumit dhe shpalljes së pavarësisë ndërsa nga ana tjetër dëshiruam që të theksojmë rolin e presidentit të parë të BeH-së Alija Izetbegoviç”, tha Bektoviç.

Sipas tij, Alija Izetbegoviç nuk ka qenë vetëm burrështetas, por edhe intelektual, i cili ka shkruar shumë libra dhe një personazh i cili për shumë kënd edhe sot e kësaj ditë është inspirim.

Në kuadër të manifestimit u hap ekspozita e grafikave nga Denis Fejziç nga Sarajeva si dhe ekspozita e pikturave dhe grafikave nga Mirza Zhuplanin, Azra Hamzagiç, Asmir Husoviç dhe Sumeja Beqoviç nga Novi Pazari.

Dita e pavarësië së Bosnjë e Hercegovinës është festë kombëtare në këtë shtet. Që nga viti 1992 shënohet më 1 mars e me të cilën festohet pavarësia e BeH-së nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button