Erdogan: Turqia dëshiron të hapërojë së bashku me Afrikën

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës në Mauritani deklaroi se Turqia dhe Mauritania vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë i cili do të jetë në favor të të dyja palëve, duke shtuar se kjo do të inkurajojë investitorët turq që të investojnë edhe më shumë në këtë vend afrikan, raporton Anadolu Agency (AA ).

Pas takimit me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz në kryeqytetin Nouakchott, Erdoğan në konferencë për media tha se gjatë vizitës u nënshkruan shtatë marrëveshje për bashkëpunim mes dy vendeve, përfshirë edhe bashkëpunimin në fushën e peshkimit, bujqësisë dhe turizmit.

“Këto marrëveshje sigurisht do të jenë një forcë shtesë për marrëdhëniet tona ekzistuese”, tha Erdoğan.

Ai i shprehu mirënjohje për Presidentin e Mauritanisë për solidaritetin e tij me Turqinë në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe FETO-n.

“Në momentet kur po ndërtohet rendi i ri botëror, ne duam të hapërojmë së bashku me Afrikën”, tha presidenti turk.

Ai gjithashtu tha se Turqia kurrë nuk do të heqë dorë nga qëndrimi që ka marrë në lidhje me çështjen e Kudsit.

“Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga qëndrimi që morëm lidhur me çështjen e Kudsit. Kudsi është kryeqyteti i Palestinës. Ne kështu edhe e kemi shpallur”, tha Erdoğan gjatë konferencës për media pas takimit me Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Abdel Aziz.

Ai rikujtoi se SHBA-të mbetën të vetmuar në OKB kur po vendosej për çështjen e Kudsit.

“Fuqia asnjëherë nuk do të thotë se edhe keni të drejtë. Fuqia është e drejtë, këtë e pamë edhe në këtë rast”, tha Erdoğan.

Përndryshe, Erdoğan është presidenti i parë i Turqisë që viziton këtë vend afrikan.

Erdoğan mbërriti në Mauritani pas vizitës së tij në Algjeri të mërkurën.

Delegacionin turk përbëhet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bülent Tüfenkci, si dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

Në kuadër të turneut të tij në Afrikë, Erdoğan është planifikuar të vizitojë Senegalin dhe Malin në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button