Mëkati i paditurisë

Më rastisi që të dëgjoj broçkulla fetare në një rreth të caktuar dhe ky takim më nxiti që të marr lapsin e të shkruaj diçka, sa për të thënë më lirshëm mendimin  tim.

Njerëzit që nuk e njohin kombin e vet, ata nuk e njohin edhe perëndinë ( Zotin). Zoti i madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: U dërgova në fise (sot nënkuptohen kombet), që pastaj ta njihni njëri tjetrin. A nuk mjafton kjo që të kaptojmë se edhe kombi ynë është i barabartë me të tjerët, i cili erdhi në këtë botë si dhuratë e Perëndisë. Kombet janë dhurata e Zotit, që përmes gjuhës, zakoneve. traditave dhe  vendbanimeve, bëri edhe identifikimin e tyre.  Hajdeni sot, kjo botë e zhvilluar me të gjitha teknologjitë e mundshme, le të bëjë formimin e një kombi të ri, që nuk do t’i ngjaje asnjërit nga kombet ekzistuese të kësaj bote?!

Pra, kombet janë mrekulli e Perëndisë, jo prodhim i fabrikave!… O ju të mjerë, o ju të sëmurët e Ballkanit, a nuk thotë Profeti Muhamed se arapi nuk ka diçka tepër nga të tjerët, atëherë ju të mjerët e Ballkanit pse i madhëroni të paditurit, që edhe Zoti nuk është i kënaqur me injorancën e tyre, kurse ju tentoni t’i nënçmoni popujt e zhvilluar, të cilët i madhështon perëndia gjithnjë e ma shumë.?! Pastaj shkoni edhe më larg, pasi keni prirje që të mohoni edhe veten duke nënvlerësuar atë që është gjithëkombëtare.

A nuk thotë Zoti se vetëm njerëzit e dijes do ta kenë vendin e parë në parajsë, pasi ngjyra e pendës së dijetarit barazohet me gjakun e dëshmorit?! U nuk thotë Zoti se ai që mëson – studion një natë, Ai ia njeh 1000 “nafile” namaz?! A nuk thotë profeti Muhamed se të gjithë ata që do i vijnë në ndihmë gjuhës së vet, ata do të jen të ndritur nga ana e Zotit?!… A nuk mjaftojnë këto thënie që ta kuptoni realitetin e jetës, të kombit dhe të fesë. A nuk e shihni se keni mbetur pa fe, pa komb, pa Zot, dhe do të “digjeni” atje ku e keni vendin?!. A nuk e shihni se djegia e juaj ka filluar që në këtë botë?! A nuk e shihni se myslimanët çdo ditë në Siri vrasin gra, pleq dhe fëmijë mysliman?! A nuk e shihni se jemi duke vrarë vetveten?!

Pse vjen kjo? Kjo vjen nga injoranca jote, pasi e ke tradhtuar rrugën e Zotit! Ti nuk lexon, nuk punon sa duhet dhe ke mbetur i pa ditur, pa profesion, pa zanat…! Ti nuk e njeh veten tënde dhe nga mosnjohja e vetvetes, mundohesh të mbrosh injorancën tënde dhe popujt me ngjyrë, duke sharë e tradhtuar farën dhe fisin (kombin) tënd. Ti s’ke fuqi të mbrosh askënd. Thjesht askënd. Vetëm Zoti na mbron të gjithë neve… Ti e tradhton kombin në emër të fesë, por ty nuk e njeh as veten e as Islamin dhe pavetëdijshëm tradhton edhe fenë tënde… Të gjithë janë islam në këtë botë,  përveç injorantëve, kriminelëve dhe të paudhëve, të cilët thirren për të ditur, të zgjuar e human. Islami është paqe, është dituri, drejtësi e lumturi, jo si ju që jeni duke u hëngër vëlla me vëlla për hiç gjë!Kuptoejeni mirë pragmatizmin fetar, e jo dogmatizmin fetar.

Edhe mjeku japonez kur e shëron një fëmijë, bënë punë islame! Kuptoje mirë Islamin more i gjorë. Edhe amerikani kur prodhon një ilaç bën punë islame, edhe gjermani kur i pranon një milion refugjat nga Siria, bënë punë islame, edhe bota perëndimore kur mbrojti të drejtat e Kosovës bëri një punë islame etj. Me një fjalë, aty ku nuk ka dituri, aty ku nuk ka drejtësi, aty ku nuk ka pastërti dhe aty ku nuk ka paqe, aty nuk ka islam. Hiqni nga mendja idetë tuaja të thata dhe pa asnjë pasqyrim real.

Prandaj, ju të gjorët shqiptarë, që rrihni gjoks për fenë që s’e njihni fare, kthehuni te fjala e parë të Zotit – ykre (dijes- diturisë) dhe nisni kah e mbara dhe vetëm atëherë do ta kuptoni Perëndinë dhe Islamin. Në të kundërtën, injorancën tuaj nuk e pranon asnjë fe dhe asnjë komb. Kotësinë tuaj edhe më hiç nuk e pranon Islami. Prandaj, jepuni pas mbarësisë, diturisë, kulturës, pastërtisë, shkencës, artit, ekonomisë dhe traditës kombëtare në përgjithësi… Besoi Zotit dhe lidhu etikës së pastër fetare dhe humanizmit njerëzor në përgjithësi… Lidhu pas pragmatizmit fetar, e jo pas dogmatizmit. Sa do ta njohësh dhe zbatosh realitetin fetar, sa do ta bësh  të bukur atdheun tënd, sa do të luftosh për  vlerat kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi, që gjeneratat  e reja të kenë jetën më të lumtur,  po aq vend të bukur do të gjesh në botën tjetër.

Zoti na i faltë mëkatet që vijnë nga padituria e jonë.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. E perdore sirin se gjoja jan te pa ditur dhe e perdore termin se amerikani e nxerr ilaqin japoni e zdi kush ikre bismi rabike shum e sakt lexo mso po nuk thot mso shkollen e iblisit futja smujen e xhaja ilaçin po thot mos e smuj kan per fitimet e tua mos e ngacmo te mjerin apo te ngratin te dobtin apo te pa shkoll siq e cekni ju edhe pse ne siri ka thmi 7 vjeqar qe e flet Anglishten Rusishten Serbishten Turqishten Dhe Gjuhen Antare te vjeter Antike Arabishten ku ne evrop dhe amerik as Gjuhen e vet se njohin mir Mos i thuj injorant njeriu i cili esht i rrethum nga Hienat Rus Amerikan Qifut Iranjan ati behet luft jo injoranc Po luft po bejn shtetet e zhvillume sipas jush zotri i cili i ke shkru kto vargje Mekat nuk ka aj qe zdin Mekat ka Aj Qe Din Dhe e Keqperdor siq jan te gjith shtetet Demokristijane dhe Budiste dhe Qifute injorant nuk ka ne islam ose esht musliman ose nuk ka asnje fe kur them nuk ka asnjefe e di se dote thush po ku jan krishteret pot pergjigjem kan deviju se nuk i besojn ni zoti po 4 zota sa i perket botes se zhvillume nese shikon mir ata jan te shkatrrume e jo te zhvillume e kan letsu jetesen ne ket bot ne nje menir po jan rrikthi mrapsht me tre mi vjet me pun tjera qe ata mendojn se vetem ktu jetohet dhe ska tjeter kurse un te them se nket bot ske ardh per te fitu pare qe jan sherbise per njeriun ne jem nket bot per ta fitu boten shpirtrore se bota trupore esht 7o maximum kurse bota shpirtrore esht shum a gjat ni dit esht ma gjat se ni jet pershendetje kerkoj ndjes nese te ngacmova

  2. Rrespekt per autorin e artikullit z. Ejup Ajdinin . por mendoj se ka shum faktore per paditurine fetare dhe kombetare qe keqeperdorin , keqetrajtojne , keqekuptojne kombin duke qene te pa arsimuar , e sidoemos ata Shqiptare qe ne baze njerezore moren fenê dhe u Turqizuan , Maqedonizuan , Kroatizuan e keshtu me radhe . peshku qelbet nga koka e cila gjendet ne bashkesine islame duke u ndihmuar nga qeverite e te gjitha partive politike dhe duke injoruar arsimimin ne gjuhen amtare duke ngelur mbrapa gjithe kombeve qe ma rethojne , e dijme qe per universitetin eTetoves u derdh gjaku i kater deshmoreve por pengesat akoma vazhdojne ! Shkupi nga numri i banoreve duhet te patur 8 shkolla te mesme te cilat jane nen ingerencen e ministrise se arsimit por fatekeqsisht jemi me nje shkolle e cila ngulfatet nga numri i nxenesve dhe presim rezultate duke mos krahasuar shkollat e bashkekobasve Sllave

Leave a Reply to Kaçaniku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button