Padi ndaj Marine Le Pen, publikoi fotografi të DEASH-it

Prokurorët francezë kanë ngritur padi kundër anëtares së Frontit Nacional djathtist radikal Marine Le Pen për shkak të vendosjes në Twitter të fotografisë së dhunshme të organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra e prokurorit në paralagjen parisiene Nanterre theksuan se padia është ngritur sot për shkak të shpërndarjes së fotografisë me përmbatje të dhunshme.

Në rast se dënohet, Le Pen i kanoset dënim me burg prej tre vitesh dhe 75 mijë euro gjobë.

Le Pen ende nuk është prononcuar lidhur me padinë e cila është mundësuar pasi Parlamenti francez vitin e kaluar hoqi imunitetin nga përndjekja penale.

Vendimi i sotëm është goditja e fundit mbi Le Pen, partia e së cilës Fronti Nacional hasi në krizë pas disfatës së saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Le Pen në vitin 2015 vendosi një fotografi në Twitter me krime të DEASH-it, ku në njërën tregohej gazetari amerikan James Foley, të cilit ekstremistët ia hoqën kokën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button