Vera e Shkupit 2012 hapet nga Filarmonia e Sofjes

Manifestimi kulturor ‘Vera e Shkupit’ këtë vit do të hapet nga një koncert i Filharmonisë së Sofjes nën dirigjimin e dirigjentit bullgar Borjan Canev dhe solistes nga Maqedonia Anna Kondratenko. 

Filarmonia e Sofjes e përbërë nga 70 anëtarë do të performojë në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shkup më 21 qershor.

Manifestimin e paralajmëruan Drejtori i Verës së Shkupit  me pjesëmarrjen e mysafirëve nga bullgaria, Jagod Dimitrov, poet nga Sofja dhe Dimitar Hristov, drejtor i qendrës kulturore bullgare në Shkup, si dhe përkthyes bullgar i cili ka përkthyer 20 vepra me poezi  nga gjuha shqipe dhe maqedonase në bullgarisht.

Mes artistëve shqiptarë që do të performojnë në Verën e Shkupit janë këngëtari Arjan Kërliu, i cili merr pjesë me koncertin ‘Arjani dhe miqtë’ që mbhet më 6 korik në ora 21 në Kurshumli han, fotografja shqiptare Dita Starova Qerimi, do të prezantohet me ekspozitë fotografish e quajtur ‘Vibrime kolorite’ , gjithashtu më 2 korrik në një ekspozitë të përbashkët fotografish nga gra fotografe, do të prezantoj veprat e saj fotografja Mimoza Veliu, ndërsa artistja Shqipe Mehmeti do të ketë ekspozitë të garfikeve në Galerinë kombëtare të Maqedonisë. 

??Pjesë e Verës së Shkupit do të jenë artiste nga Bullgaria, Serbia, Italia, Çekia, Qipro, Spanja, Gjermania dhe Australia. Manifestimi njëmujor finansiarisht mbështetet nga Ministria e cultures dhe Qyteti i Shkupit.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button