fbpx

Xhaferi: Përcaktimi strategjik i Maqedonisë është anëtarësimi në BE

 Në Shkup mbahet Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian (BE) në Republikën e Maqedonisë, në të cilën u adresua kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili tha se ky sesion pune është i pari me të cilin do të fillojë mobilizimi i opinionit profesionist, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai potentoi se para tyre është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por me angazhim të përbashkët është i bindur se rezultatet nuk do të mungojnë.

“Jam i bindur se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotëfuqishëm në BE është i njohur për të gjithë ne, ndërsa për këtë ekziston edhe mbështetje e madhe tek qytetarët e Maqedonisë. Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë paraqet forum të hapur për arritjen e konsensusit më të gjerë për çështjet lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, tha Xhaferi.

“Ky është një model i mobilizimit të opinionit profesionist për rritjen e kapaciteteve integruese të shoqërisë përmes dialogut për temat vitale në frymën e legjislativës evropiane dhe praktikave evropiane”, theksoi Xhaferi.

Sipas Aleksandra Duleba, drejtoreshë e Asociacionit për Politikë të Jashtme të Sllovakisë, marrëveshja për anëtarësimin evropian duhet të jetë marrëveshje nacionale dhe ky proces duhet të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, për të gjitha OJQ-të dhe për të gjitha palët e involvuara.

“Proceset reformuese duhet të jenë një rast i mirë për t’u mobilizuar shoqëria e Maqedonisë dhe për ta bërë atë më të mirë. Njërëzit duhet patur parasysh se Shkupi nuk është numër një në kontekst të eurointegrimeve, porse ka edhe rajone të tjera në shtet që duhet të jenë pjesë e integrimit”, tha Duleba.

Ish-gjykatësja në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Marija Lazarova Trajkovska porositi se Strasburgu është rruga që shpie drejt Brukselit lidhur me sundimin e ligjit.

“Nuk ka sundim të ligjit nëse paraprakisht si parakusht nuk sigurohet gjyqësori i pavarur, i liruar nga të gjitha kthetrat e politikave dhe nga të gjitha kthetrat e trysnive, pavarësisht se nga vijnë ato. Kjo është e vendosur edhe në dokumentet e OKB-së së por edhe në dokumentet tjera të Këshillit të Evropës”, theksoi Lazarova-Trajkovska.

Konventa Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë, e cila zyrtarisht filloi me punë me seancën plenare më 9 nëntor të vitit 2017, bazohet në modelin sllovak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button