Tetovë, burri e ka rrahur gruan përpara fëmijës, për shkak një shkrepëse të humbur

Tetovarja 20 vjeçare I.A., dje ka paraqitur dhunë familjare nga ana e bashkëshortit të tij S.A. (29), informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas Policisë, përpara dy ditëve, rreth orës 20:00, pas një përleshje të vogël verbale për një shkrepës të humbur të S.A.-së, ai fizikisht e ka sulmuar, disa herë e ka goditur me shqelma dhe grushta në trup dhe kokë, përpara fëmijës së tyre të mitur.

“Sipas rrëfimit të I.A., maltretim fizik dhe psikik nga ana e bashkëshorti ka pasur edhe më herët, por nuk ka paraqitur. Tetovari S.A., menjëherë është privuar nga liria, është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë, me të është biseduar për disa orë dhe më pas është lëshuar. Pas zbardhjes së të gjitha rrethanave, Policia do të dorëzojë paraqitje përkatëse”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button