Bekir Asani i BDI-së e ka sulmuar një police, pasi merimanga ka dashur t’ia marrë veturën

Funksionari i lartë i BDI-së nga Çairi, Bekir Asani, e ka sulmuar një police gjatë kohës së kontrollit në komunikacion në Qendrën Tregtare Mavrovasja në Shkup, shkruan “Fokus”, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, sipas informatave të buletinit policor, sot rreth orës 10:00 në udhëkryqin e bulevardit “Goce Dellçev” dhe rrugës “Filipi i Dytë” në Shkup, gjatë marrjes së veturës “Land Rover” me targa të Shkupit me automjet special “merimangë”, personi B.A., verbalisht e ka sulmuar zyrtaren policore, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.

Pasi që siç shkruan në buletinin policor, B.A. është sjellë në mënyrë agresive me policen, e njëjta ka ftuar zyrtarë tjerë policor në vendin e ngjarjes.

Po punohet për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button