“Desorosoizimi”, Spasovski: Të gjitha hetimet kundër organizatave qytetare zyrtarisht janë mbyllur

“Të gjitha hetimet kundër organizatave qytetare dhe fondacioneve që kanë filluar në vitin 2016, ndërkaq kanë vazhduar edhe në vitin 2017 zyrtarisht janë mbyllur”, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e sotëm me përfaqësuesit e organizatave në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Në takimin, në të cilin kanë marrë pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Llazo Vellkovski, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zbulim Bllazo Trendafillov dhe drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ai i ka siguruar se pjesëmarrësit se nuk janë konfirmuar dyshimet, gjegjësisht “nuk janë siguruar dëshmi për subjektet të cilat janë lëndë e përpunimit kriminalistik”.

MPB pas mbarimit të kontrolleve me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka dorëzuar njoftim deri te Prokuroria se “dyshimet janë të pabaza, ndërkaq në bazë të informatave të siguruara është konstatuar se nuk ka bazë për hetim të mëtutjeshëm”.

“Në bazë të kësaj, organet hetuese deri te Prokuroria Themelore kanë dorëzuar propozim për mbyllje të hetimit”. Deklaruan nga MPB.

Në takim është theksuar edhe se në rrjedhë janë hetimet kundër atyre që kanë iniciuar ndjekje politike nëpërmjet keqpërdorimit të institucioneve të sistemit, por detaje për atë nuk kumtojnë.

Kontrollet e mëdha në organizatat që ishin kritikë ndaj pushtetit në vitin 2016 dhe 2017 nga opinioni qytetar u cilësuan si trysni e madhe dhe frikësim nga partia e atëhershme në pushtet VMRO-DPMNE, ndaj kritikuesve të pushtetit.

Në hetime, me muaj u kyçën MPB dhe Drejtoria për të  Ardhura Publike, por nuk u gjet kurrfarë dëshmie për punë të dyshimtë ose për shkelje ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button