Zaev-Markoviq: Integrimi në BE dhe në NATO ofron stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon

 Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në Sofje u takua me kolegun e tij malazez Dushko Markoviq, me të cilin së bashku kanë vlerësuar se bashkëpunimi rajonal po zhvillohet në mënyrë efektive, në interes së nevojave të qytetarëve dhe të interesave euro-atlantike të rajonit.

Gjatë bisedës, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar se bashkëpunimi midis odave të bizneseve të të dy vendeve është i mirë dhe se pritet progres në bashkëpunim të biznesit midis dy shteteve.

Në këtë drejtim është theksuar se me rëndësi të madhe është sigurimi i linjës ajrore Shkup – Podgoricë – Sarajevë, për të cilën janë ndarë informacionet më të reja për realizimin e kësaj nisme.

Заев и Марковиќ

Në takimin në Sofje është biseduar dhe për realizimin e projekteve nga fusha e shëndetësisë, në interes së qytetarëve të të vendeve.

Të dy kryeministrat kanë shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme politike në pjesën e progresit drejt BE-së, si dhe integrimeve në NATO të Republikës së Maqedonisë.

“Është rritur interesi për investime në Maqedoni pas proceseve të ngritura reformatore në shtet dhe perspektivat e hapura të Maqedonisë për NATO dhe BE”, ka thënë Zaev.

Ai dhe homologu i tij malazez janë pajtuar për implementimin e rekomandimeve evropiane për zhvillim politik  dhe ekonomik të rajonit.

Kryeministri Zoran Zaev është për vizitë njëditore në Sofje për drekë pune që kryeministri i Republikës së Bullgarisë, vend kryesues me BE-në, Bojko Borisov e organizon për kryetarin e KE-së, Zhan Klod Junker dhe për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në takimin në Sofje do të marrin pjesë edhe eurokomisari Johanes Han dhe përfaqësuesja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federika Mogerini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button