Rasmusen: Zgjidhja e çështjes së emrit mbetet kusht për pranimin e Maqedonisë në NATO

Zgjidhja e kontestit për emrin e Maqedonisë mbetet kusht për anëtarësim në NATO, ka deklaruar sekretari gjeneral i Aleancës Anders Fog Rasmusen në intervistë për Radio Evropa e Lirë, publikon gazeta greke “Etnos”.
Rasmusen shpjegon se qëndrimi i NATO-s në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë mbetet i pa ndryshuar dhe se ajo bazohet në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët në kontestin mes Athinës dhe Shkupit.

“Në vitin 2008 u vendos se vendi është i përgaditur që të fillojnë negociatat e anëtarësimit, por me kusht që Greqia dhe Maqedonia të vijnë deri të një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për problemin me emrin. Për fat të keq, nuk është regjistruar përparim në atë drejtim, kështu që vendimi të cilën e morrëm para katër viteve mbetet valid”, thotë sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button