Qeveria akoma nuk e ka formuar Këshillin Fiskal

Do të formojmë Këshillin Fiskal, si organ i pavarur i formuan nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në të cilin do të marrin pjesë ekspert të financave ose të ekonomisë, me misionin për të vlerësuar kredibilitetin e politikës fiskale dhe të sigurohet transparencë dhe vizion.

Formimi i të ashtuquajturit “Komision Fiskal”, LSDM e ka përfolur edhe si parti opozitare. Si rezultat i raporteve të Komisionit Evropian për nivelin e borxhit publik dhe qëndrueshmërinë e saj, socialdemokratët si opozitarë në vitin 2014 kërkuan formimin e një trupi të këtillë, me qëllim që të rritet përgjegjësia fiskale në vend me një analizë të pavarur të politikës fiskale dhe nxitjen e diskutimeve për politikën fiskale

Në pajtim me angazhimet e këtilla, formimi i “Këshillit Fiskal”  gjeti vendin e vet edhe në programin parazgjedhor me të cilin LSDM mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016. Më saktë, ky premtim gjendet në kapitullin Transparencë në harxhim” (faqe 23)ndërsa përmendet edhe në pjesën e detyrimeve të cilat partia i ka marr për realizim në 6 muaj e parë prej formimit të Qeverisë, të quajtur “Plani 180 – reformat urgjente me prioritet të qeverisë së re në 6 muaj e parë “(faqe 208).

Në bazë të programit politik të LSDM-së, ideja e formimit të “Këshillit Fiskal” u bë pjesë edhe e programit për punë në Qeverinë 2017-2020, më saktë në pjesën “Qeveria përgjegjëse dhe kontrolli i qeverisë” (faqe 20), ku qëndron se Qeveria do të propozojë formimin e një trupi të tillë ekspertësh, i cili duhet që të vlerësojë kredibilitetin e politikës fiskale. Kjo është mirë, por ky premtim nuk është pjesë përbërëse e planit punues të Qeverisë përgjatë vitit 2018, ndërsa nuk është as në planin për reforma urgjente me prioritet, të njohur si “Plani 3-6-9“.

Përsëri, në raport me këtë foli edhe ministri për financa Dragan Tevrovski, i cili në shtator të vitit 2017 publikisht deklaroi se Maqedonia do të bëhet me këshill fiskal, i cili sipas tij, do të jetë mjet për kontrollin e sistemit financiar. Siç theksoi Tevdorovski, roli i këtij këshilli do të jetë këshillues, por edhe do të ketë instrumente të caktuara kontrolli.

Të fillojë shumë më herë krijimi i buxhetit dhe të shtihen edhe mjete të cilët do të kontrollojnë sistemin. Një prej atyre mjeteve do të jetë Këshilli Fiskal, i cili për të qenë i suksesshëm duhet që të lidhet edhe me disa rregull fiskale, deklaroi atëherë Tevdorovski. 

Por, 5 muaj pas këtij njoftimi Tevdorovski edhe 9 muaj pasi që Kuvendi votoi  Qeverinë aktuale të udhëhequr prej kryeministrit Zoran Zaev, “Këshilli Fiskal”, akoma nuk është krijuar, gjegjësisht nuk është votuar nga ana e Parlamentit me propozim të Qeverisë, edhe përkrah kësaj ajo që u gjend në mesin e prioriteteve në Programin parazgjedhor të LSDM-së për 6 muajt e parë. Prej këtu, ky premtim i LSDM-së tani për tani (27.02.2018) është i parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button