Paraburgim prej 30 ditëve për këshilltarin e kryetarit të Shuto Orizares

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup kumtoi se prokurori publik ka urdhëruar që të zbatohet procedurë hetimore kundër këshilltarit të kryetarit të Komunës së Shuto Orizares për shkak të marrjes së ryshfetit dhe ka kërkuar që t’i shqiptohet paraburgim, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë mediat, bëhet fjalë për Suad Memedin. Sipas PTHP-së, i dyshuari pardje në hapësirat e Komunës ka pranuar ryshfet prej 1.000 eurove.

“Në fakt, ai i ka kërkuar paratë që të miratohet vendim për konstatimin e statusit juridik të një objektit të ndërtuar pa leje”, kumtojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik i cili punon në këtë rast, deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për paraburgim. Kërkesa është pranuar dhe gjykatësi i k shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button