Në Prilep mbahet manifestimi “Ditët e aksionit kundër diskriminimit dhe militarizmit”.

Kjo konferencë është organizuar nga Shoqëria Aksioni i paqes – Prilep në bashkëpunim me organizatën për afirmim multikulturor – ROMA S.O.S – Prilep dhe Shoqëria e ekonomistëve të rinj – Prilep me mbështetje nga Ministria Norvegjeze e Punëve të jashtme.
Përfshin stende promovuese me mundësi për lënien e mesazheve kreative në lidhje me diskriminimin në dy shkolla të mesme në Prilep, si dhe në qendër të Prilepit.
Manifestimi do të mbaron më 17 maj me diskutim publik në temë: “Diskriminimi dhe mekanizmat për mbrojtje nga ajo”.
Fokusi i aksionit të tretë kundër diskriminimit dhe militarizmit është vënë në mundësitë ligjore për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe aplikimit të tyre në praktikë. Vëmendje të veçantë do të kushtohet në mbështetjen e aktivistëve të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button