Valë e ftohtë nga faza e portokalltë, rekomandime shëndetësore për qytetarët

Valë e ftohtë nga faza e portokalltë sot do ta përfshijë të gjithë shtetin. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -17 deri -9 gradë, ndërsa ato të ditës prej -4 deri në 2 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me periudha të ngrohta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 17 deri në minus nëntë gradë, ndërsa e ditës prej minus katër deri në dy gradë.

Gjatë natës,  duke filluar nga perëndimi, do të ketë reshje të dëborës, të cilat të premten paradite në disa vende më të ulëta do të kalojnë në shi, ndërsa lokalisht do të ketë paraqitje të shiut të ngrirë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare juglindore.

Gjatë fundjavës ende do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, por do të ketë ngrohje të konsiderueshme që do të kushtëzojë shkrirje të shpejt të mbulesës së dëborës.

Për shkak të valës së ftohtë, Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e ftohta pranë Ministrisë së Shëndetësisë rekomandon të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet.

Për ata punëtorë të cilët punojnë në të hapur rekomandohet riorganizim i orarit të punës nga ora 10 deri në orën 16, me pauza të përkohshme nga gjysmë orë në hapësira të ngrohta në çdo dy orë.

Komisioni apelon që të evitohet aktiviteti fizik në të hapur, ndërsa gjatë lëvizjes të kenë kujdes në sipërfaqet rrëshqitëse dhe mbajtjen e rrobave të ngrohta të shumë-shtresore, këpucë adekuate për borë deh akull, konsumim i pijeve të ngrohta dhe marrje e rregullt e terapisë tek të sëmurët kronikë. Në rast të ftohjes dhe vështirësive gjatë frymëmarrjes, rekomandohet që qytetarët menjëherë të paraqiten tek mjeku i tyre amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button