​Thaçi: Dialogu në interes të Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur edhe rreth procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke thënë se institucionet dhe politika kosovare është e përkushtuar për vazhdimin e këtij dialogu, pasi është në interesin e të dyjave vendeve që të ecet në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë një raport evropian dhe të cilësisë së mirë, në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Pres që BE, konkretisht Mogerini të marrë rolin që i takon, që ky proces të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ketë mbështetje unike e BE-së. Dialogu është rruga e vetme që i çon vendet tona përpara”, ka thënë Thaçi në konferencën e përbashkët për media me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker.Ai këto komente i bëri në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e KE-së Jean Claud-Juncker dhe shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button