Kompani të naftës në Munih refuzuan të japin derivate për një aeroplan qeveritar iranian

Qeveria gjermane nga fillimi i muajit evitoi incident ndërkombëtar, pasi që kompanitë e naftës në aeroportin e Munihut refuzuan të mbushin derivate në aeroplanin e ministrit iranian të Punëve të Jashtme, kumtuan sot mediumet gjermane.

“Ministri iranian i Punëve të jashtme, Xhavad Zarif për pak nuk do të udhëtonte për në Konferencën e sigurisë në munih sepse asnjë kompani nafte nuk deshi të pranojë ta furnizojë me derivate aeroplanin gjatë fluturimit nga Munihu”, lajmëroi ekipi i përbashkët hulumtues i gazetës ditore “Zidojçe cajtung” dhe serviset publike VDR dhe NDR. Shkaku për hapin e këtillë të kompanive të naftës ishte frika se në atë mënyrë do t’i shkelin sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit.

Ministri iranian udhëtoi për në Munih pasi që organizuesi i Konferencës, ish-diplomati gjerman Volfgang Ishinger intervenoi tek Minsitria gjermane e Punëve të jashtme, pas çka derivatet u mbushën nga cisterna e ushtrisë gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button