Shqipëri-BE, takimi i katërt në Bruksel për integrimin

Sot në Bruksel mbahet takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE. Mbledhja do të drejtohet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto ndërsa do të marin pjesë edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe Kryetari i Komisionit parlamentar të Integrimit Ditmir Bushati, si pjesë e delegacionit shqiptar.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në këtë takim kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Fernando Xhentilini.
 
Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon.

Lajme të ngjashme

Back to top button