Putin: Jemi larg zgjidhjes për Sirinë

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot theksoi se zgjidhje për Sirinë mund të gjendet vetëm me forca të përbashkëta, por jo edhe kur mendohet për sigurimin e përparësisë taktike.

Putini vlerësoi se situata në Siri është e rëndë dhe pikëpamjet për zgjidhje varen nga vullneti i palëve në konflikt dhe gatishmëria që ta ruajnë integritetin territorial të shtetit.

Rusia, sipas tij, dëshiron të nxisë dialog politik dhe proces kushtetues.

“Dëshirojmë që zonat e eskaluara të shndërrohen në zona bashkëpunimi”, deklaroi Putin në konferencën për media  me kancelarin austriak Sebastian Kurc.

Ai shprehu keqardhje në lidhje me Gutën Lindore, për shkak të numrit të madh të forcave  ekstremiste në terren, mes të cilave edhe organizata terroriste. Putin shtoi se forca ruse kanë arritur të evakuojnë nga Guta numër të madh të civilëve dhe se për këtë ka ndihmuar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kurc shtoi se zgjidhja politike për Sirinë nuk është afër, por se është e mundur ndërmarrja e hapave, me çka do të zvogëlohen vuajtjet e civilëve.

“Në këtë moment na nevojiten korridore humanitare”, deklaroi kancelari austriak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button