fbpx

Komuna e Çairit dhe Instituti ZIP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar është ndër mekanizmat më efikas për të qenë më afër qytetarëve, për të identifikuar problemet e tyre dhe për të gjetur zgjidhje të përshtatshme. Ndihma që ofrojnë në këtë proces është padyshim përforcim i kapaciteteve funksionale dhe garanci për respektimin e vlerave demokratike, ishte konstatimi i përbashkët i takimit të sotëm të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe drejtorit ekzekutiv të Institutit ZIP, Agim Selami.

Ganiu dhe Selami, siç njoftohet në faqen zyrtare të kryetarit të Komunës së Çairit në Fejsbuk, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi për aktivitete të përbashkëta në sferën e luftës kundër korrupsionit në nivel lokal, buxhetimit participativ, arsimimit të integruar si dhe në sfera të tjera për të cilat do të konstatohet se duhet angazhim i përbashkët.

“Premtojmë mbështetjen e parezervë të aktiviteteve të Institutit ZIP dhe të çdo organizate tjetër joqeveritare lidhur me çështjet e vetëqeverisjes lokale, duke inkurajuar aktivitete të përforcuara në drejtim të zhvillimit edhe më të hovshëm të sektorit joqeveritar në Çair”, deklaroi Ganiu në takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button