Nga BDI thonë se emërimi i Llazar Elenovskit është propozimi i tyre

Pas emërimit të Llazar Elenovskit për të dërguar të posaçëm për integrimet në NATO në Bruksel, u ngjall debat se propozim i kujt ishte Elenovski për këtë post, përcjell Portalb.mk.  

Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, i pyetur nga Alsat M, konkretisht me propozim të kujt atij i jepet ky funksion i ri, Boshnjakovski nuk u përgjigj.

“Dje qeveria e miratoi. Ai ishte propozim i Qeverisë” – tha ai

Ndërkaq sot vjen njoftim nga partia e Ahmetit se emërimi i Elenovskit në këtë detyrë është me propozim të BDI-së.

“Lidhur me lajmin е publikuar për emërimin e z.Llazar Elenovski të dërguar të posaçëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështjet e integrimit në NATO në Bruksel, dëshirojmë të njoftojmë opinionin se z. Elenovski, njësoj si dhe në vitin 2012 kur u emërua ambasador në Bruksel, edhe tani që është emëruar i dërguar i posaçëm i Qeverisë në selinë e Aleancës, si zgjidhje kadrovike është bërë me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Elenovski është një profesionist jashtëzakonisht i mire i integrimeve euro-atlantike dhe jemi thellësisht të bindur se me dijen dhe përvojën e tij do të jap kontribut të rëndësishëm për bërjen realitet të aspiratave euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin për media nga BDI.

Ndryshe, Elenovski biografinë e tij politike e ndërtoi si pjesë e të gjitha qeverive të deritanishme, edhe në kohën e LSDM-së, edhe VMRO-DPMNE-së.

Llazar Elenovski zgjidhet i dërguar i posaçëm i Qeverisë së RM-së në NATO

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button