I ftohti arktik në Ballkan i mori tre viktima

Autoritetet sllovene sot njoftuan se në afërsi të Mariborit është gjetur një burrë i cili ka vdekur nga hipertermia. Me këtë numri i viktimave nga i ftohti në Ballkan u rrit në tre.

Sipas meteorologëve sllovenë dita e sotme ka qenë dita më e ftohtë nga fillimi i vitit, ndërsa temperatura më e ulët e matur është minus 27 gradë Celsius, transmeton MIA. 

Ndërkohë, në Serbi vala e të ftohtit arktik i ka marrë dy jetë. Viktima e parë është një burrë 75-vjeçar nga komuna Dolevac, familja e të cilit e denoncoi si të zhdukur të hënën. Plaku, i cili ka vuajtur nga demenca, është gjetur i vdekur në një rrugë lokale të fshatit të tij, ndërsa sipas rezultateve të para, e ka humbur jetën nga ngrirja. Viktima e dytë nga i ftohti është një burrë 49-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit sot është gjetur në dëborë në fshatin Jereshnik. Supozohet se edhe ai ka vdekur nga ngrirja.

Студ снег

Instituti hidrometeorologjik i Serbisë për sot shpalli meteoalarm të verdhë për pjesën më të madhe të vendit, duke paralajmëruar se nesër do të publikohet meteoalarm të kuq, që do të thotë se parashikohen “posaçërisht dukuri të rrezikshme të motit, që mund të shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe të jenë shumë të rrezikshëm për sigurinë e njerëzve dhe kafshëve”.

Sipas të dhënave të tanishme, meteoalarmi i verdhë sot është në fuqi në Baçka, Banat, Srem, Beograd dhe pjesë të Serbisë Lindore, Juglindore dhe Jugperëndimore.

Nesër, si dhe të premten dhe të shtunën në pjesën më të madhe të Serbisë në fuqi do të ketë meteoalarm i kuq, për shkak se, sipas parashikimeve të meteorologëve, do të jetë në mënyrë ekstreme ftohtë.

студ

Dëbora dhe moti i ftohtë shkaktojnë probleme në qarkullim edhe në Kroaci para së gjithash, në rajonet e Likës, Gorski Kotarit dhe në disa pjesë të Sllavonisë dhe Dalmacisë. Për shkak të dëborës edhe më tej është ndaluar qarkullimi për kamionë me rimorkio në një pjesë të autostradës Rijekë – Zagreb.

Në Split sot është matur temperaturë më e ulët në këtë periudhë të vitit në 70 vitet e fundit, ndërsa në Zagreb – në 120 vitet e fundit.

Në Kroaci sot temperaturë më e ulët prej minus 17 gradë është shënuar në Biokovo dhe në Sleme, ndërsa në Gosliq prej minus 15 gradë. Në Zagreb mëngjesin e sotëm ishte minus tetë gradë, ndërsa në Split minus katër.

Студ

Meteorologët kroatë paralajmërojnë se kulmi i valës së të ftohtit pritet sot dhe nesër, për kur janë paraparë temperatura edhe më të ulëta. Megjithatë, sipas meteorologëve, tanimë deri në fund të javës do të pasojë ngrohje e motit, për shkak të së cilit pritet shkrirje e shpejtë e dëborës që do të mund të shkaktojë probleme të reja.

Tanimë për javën e ardhshme parashikohet rritje e konsiderueshme e temperaturave në Kroaci, të cilat të hënën dhe të martën do të arrijnë edhe deri në dhjetë gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button