Pesë policë kanë vdekur, 30 janë kidnapuar në jug të Afganistanit

Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën pesë zyrtarë policorë janë vrarë dhe 30 të tjerë kidnapuar në dy incidente të ndara në jug të shtetit.

Zëdhënësi i provincës, Oruzgan, Dost Mohammad Nayab, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se incidentet kanë ndodhur në një autostradë që lidh Kandaharin dhe Provincën Oruzgan, transmeton REL. 

Shefi i policisë së Kandaharit, gjenerali Abdul Raziq, ka konfirmuar sulmin dhe kidnapimet.

Ai ka thënë se një grup i militantëve ka nisur një sulm në një zonë policore, duke vrarë gjashtë zyrtarë dhe duke plagosur pesë të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Ahmadzia Durani, ka thënë se janë duke punuar në procesin e lirimit të personave të kidnapuar.

Askush ende nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmet apo kidnapimet, mirëpo Raziq ka fajësuar militantët talebanë.

Qeveria e Kabulit, e mbështetur nga Perëndimi ka luftuar talibanët dhe grupe të tjera militante, nga tërheqja e trupave të NATO-s më 2014.

Në një konferencë në Kabul, presidenti afgan, Ashraf Ghani ka propozuar sot njohjen e talibanëve si grup politik legjitim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button