fbpx

Maqedoni, emisioni “Kod” dhe Mençe Toçi fitues të çmimit për storje investigative të SHGM-së

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot e shënoi 72-vjetorin e themelimit. Janë ndarë edhe çmime për storje investigative ekipit të emisionit “Kod” dhe Snezhana Lupevska Sozen, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Mençe Atanasova Toçi për storjen për gjinekologun i cili për nëntë muaj kishte gënjyer një grua se është shtatzënë. Çmimin për vepër jetësore e mori gazetari, Lubomir Gajdov.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se gazetarët në vend ballafaqohen me sfida serioze edhe krahas dëshirës deklarative të pushtetit të ri të luftojë kundër praktikës së jondëshkueshmërisë të dhunës ndaj gazetarëve.

“Për fat të keq asnjë sulmues i ndonjë gazetari nuk ka dalë para drejtësisë”, tha Selmani.

Procesi i sjelljes së legjislaturës së re mediale është shumë i ngadalshëm, sipas Selmanit, i cili shfaqi brengosje që disa zgjidhje në këto ligje nuk janë në pajtim me praktikat më të mira evropiane. Në ndërkohë, tha ai, gazetarët ballafaqohen me forma të reja të presionit.

Duke iu drejtuar personave të cilët morën çmime tha se ata janë fytyra e gazetarit siç duhet të jetë gazetari në një vend të lirë dhe demokratik.

Mençe Atanasova Toçi investigoi një skandal në shëndetësi për mjekun i cili për nëntë muaj ka gënjyer një grua se është shtatzënë i cili më pas e fitoi epilogun e tij. Snezhana Lupevska Sozen me ekipin e Kodit të cilin e përbëjnë Miomir Serafinoviq dhe Biljana Nikollovska përmes serialit publikoi storje me titull “Hetim për të enjten e përgjakshme” në të cilin i hetoi ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë të 27 prillit vitin e kaluar.

Me propozimin e grupit iniciues sivjet çmimin për vepër jetësore e fitoi gazetari Lubomir Gajdov, i cili për pesëdhjetë vjet është pjesë e gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button