Candreva: Rezultatet e Interit varen nga ne

Interi do të përballet ketë fundjavë me Milanin dhe të gjithë janë kureshtarë të shikojnë reagimin e zikaltërve përballë një Milani shumë bindës në javët e fundit.

Antonio Candreva, që në pjesën e parë të sezonit spikati me krosimet e tij, ende nuk e ka provuar shijen e golit dhe shpreson që në derbi të jetë diçka ndryshe: “Shpresojmë të shënojmë sepse na duhen për pikët. Më shqetëson pak që nuk kam shënuar ende në këtë sezon, por po mundohem të mos e mendoj”, tha Candreva, transmeton TCH.

Sulmuesi anësor i Interit ka hedhur poshtë ndërkohë edhe zërat për një përçarje brenda dhomave të zhveshjes: “Ne jemi një grup harmonik, na vjen për të qeshur me ato që janë thënë. Por nuk na shqetësojnë, duhet vetëm të përqendrohemi në fushë. Jemi një skuadër e mirë dhe duam të arrijmë objektivin, ashtu siç e ka thënë edhe trajneri, varet prej nesh”, përfundoi Candreva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button