Filipçe: Është duke u zbatuar procedurë për furnizim të ilaçeve për sëmundjet e rralla

Zbatohet procedurë e madhe për furnizimin e ilaçeve për sëmundje të rralla në bazë të punës së Komisionit për sëmundje të rralla, i cili është trup këshillëdhënës dhe në të cilin anëtarë janë mjekë të klinikave ku shërohen këta pacientë. Kjo procedurë këto ditë do të publikohet.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se ilaçi për sëmundjen e rrallë të mukopolisaharidozës për herë të parë sigurohet  dhe veçmë ka hyrë në planin për furnizime për këtë vit.

“Kjo diagnozë për herë të parë u gjet në regjistrin e sëmundjeve të rralla”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp, në të cilën nënshkruajti marrëveshje me 15 organizata qytetare të cilat do të marrin mjete për aktivitetet për parandalim nga HIV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button