Maqedoni, arrestohen gjashtë shpërndarës droge

jashtë persona janë arrestuar në aksionin që nga data 20 deri më 23 të këtij muaji  e zbatoi Reparti për policinë kriminalistike pranë SPB-së, Ohër.

Bëhet fjalë për masa që policia i zbaton në drejtim të gjetjes së personave të cilët kryejnë prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore.

Në suaza të aksionit, sipas urdhrit paraprak të Gjykatësit të procedurës paraprake, janë kryer disa bastisje  në shtëpitë dhe hapësirat e tjera, në automjetet e udhëtimit,  si dhe kontrolle të personave. Megjithatë janë gjetur dhe marrë rreth 60 gramë drogë narkotike marihuanë, 10 gramë heroinë, 21 gramë amfetamin, 10 gramë spid, 10 plumba dhe një revolver.

Sendet janë konfiskuar dhe janë dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button