Lube Boshkovski: Nuk kam nevojë ta shoh Mijallkovin

Mendoj se tani përfundimisht do të funksionojë shteti juridik dhe se të gjithë do t’i arrijë e drejta, deklaroi Lube Boshkovski pas seancës së sotme të rastit “Tortura” e cila është shtyrë.  Ai porositi se ky gjykimi duhet të shërbejë si shembull se si në të ardhmen nuk duhet të zbatohet ligji, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se nuk dëshiron të komentojë se a duhet që ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov të përgjigjet penalisht ose jo.

“E gjithë bota kanë dëgjuar se në çfarë regjimi totalitar ka jetuar Republika e Maqedonisë dhe me të vërtetë nuk ndjej nevojë speciale ta shoh atë person në gjykim, por nëse gjykata vendos se ai duhet të shfaqet, atëherë sigurisht do të paraqitet”, theksoi Boshkovski.

Ai gjithashtu tha se ato pesona që e kanë arrestuar i ka parë për herë të parë.

“Për herë të parë pas shtatë viteve i shoh. Janë të njëjtat fytyra, por nuk janë në disponim si atë ditë kur e kryen detyrën e dhënë nga shefi i tyre, drejtori i atëhershëm i DSK-së”, tha Boshkovski.

LEXO: Lube sot në seancë u përballë me pjesëtarët e “Alfa”-s të cilët e arrestuan

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

ddsdsd

Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button