Akademia e mësimdhënësve, kërkohet anulimi, jo plotësimi i saj!

Mësimdhënësit vazhdojnë ta kundërshtojnë formimin e një akademie e cila do t’i teston mësimdhënësit për të dëshmuar aftësitë e tyre, propozim ky i cili ishte pjesë e pakos së reformave të qeverisë së kaluar, e cila u kritikua pa masë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të këtyre reformave, dhe procesi i formimit të Akademisë është stopuar, ku priten propozime nga mësimdhënësit deri më datë 28 shkurt 2018, për të dhënë idetë e tyre se çfarë duhet të hiqet dhe të shtohet në këtë drejtim.

LEXO: Akademia e mësimdhënësve të Maqedonisë, enigmë e pazgjidhur

LEXO: Premtime për reforma në arsim, çfarë ndodhi me Akademinë e Mësimdhënësve?!

Profesori universitar Avzi Mustafa thotë për Portalb.mk, thotë se nuk ka çfarë të shtohet dhe se duhet të anulohet formimi i kësaj akademie, pasi që sipas tij është vetëm për t’i nënçmuar mësimdhënësit, të cilët kryejnë mjaft shkollë për profesionin e tyre.

“Nuk ka çfarë të shtohet, kjo akademi nuk duhet të formohet fare. Kjo është një nënçmim për mësimdhënësit sepse kush do t’i testojë ata? MASH nuk ka staf adekuat që mund të testojë mësimdhënësit. Çka mendojnë të bëjnë, administratorët t’i testojnë profesorët? Kjo është e pa logjikshme”, tha për Portalb, Mustafa.

LEXO: Maqedoni, Akademia e Arsimtarëve nënçmon vetë arsimtarët

LEXO: Mësimdhënësit mobilizohen për protesta!

Ai shtoi se ka shumë mënyra tjera për të përmirësuar kualitetin në shkolla dhe njëra ndër ato është trajnimi.

“Në vend se të fokusohen në akademinë, MASH duhet të organizojë më shumë trajnime, më shumë projekte në të cilat do të marrin pjesë mësimdhënësit për të mësuar gjera të reja, metoda më të mira dhe më interesante për zhvillimin e orës e kështu me radhë dhe jo të testohen”, shtoi Mustafa.

Gjithashtu edhe mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme ankohen lidhur me këtë akademi, pasi që sipas tyre është një testim ekstrën për mësimdhënësit, po aq skandaloz sa ishte ai për nxënësit.

LEXO: Shkollim sa një mjek – diplomë arsimtari!

LEXO: Reagime: MASH po shkatërron arsimin e Maqedonisë

“Kjo nuk më duket e arsyeshme. Ka persona që nuk janë adekuat për mësimdhënie që i ka fut partia në punë, por jo në shpinë të tyre të testohemi të gjithë. Për mendimin tim inspektorët duhet të aktivizohen dhe të shohin se si mbahen orët, sidomos te mësimdhënësit e rinj, e jo të nënçmohet ata që janë në arsim mbi 30 vite”, tha R.G., mësimdhënës.

Gjithashtu edhe kryetari i LASH-it të Kumanovës, Samet Jahiji është kundër Akademisë, duke thënë se çdo reformë e qeverisë së kaluar ka rezultuar si e dështuar për shkak të mos analizimit të tyre.

“Gjithçka u bë pa analizë, pa bisedime. MASH bëri reforma krye në vete, pa u konsultuar me askënd. Për të bërë reforma, duhet të merren mendime nga të gjitha palët dhe më pas të vendoset se çka është e përshtatshme dhe e nevojshme. Te ne nuk ka kush ta krijojë atë Akademi. Është nënçmim për vetë profesorët kjo reformë e MASH-it”, tha për Portalb.mk, Jahiji.

Ndërkaq gjatë qeverisë së kaluar MASH publikoi paketin e reformave pedagogjike ku parashikohet përforcim i kapaciteteve të kuadrove arsimore ekzistuese dhe të ardhshme në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, nëpërmjet krijimit të një Akademie për mësues, përmirësimin e programit arsimor për edukimin e mësuesve, duke futur një sistem të trajnimit të vazhdueshëm.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button