Armëpushimi i djeshëm pesëorësh nuk solli paqe në Gutën Lindore

Armëpushimi pesëorësh, që hyri dje  në fuqi, nuk solli shumë paqe në rajonin sirian në Gutën Lindore, i cili është nën kontroll të kryengritësve.

Ndërprerja e veprimeve luftarake nga ora 9 deri në ora 14 sipas orës lokale ishte urdhëruar nga Rusia, me qëllim që të porositet ndihmë humanitare dhe të evakuohen civilët dhe të lënduarit në enklavë, por palët e kundërshtuara pothuajse menjëherë akuzuan mes vete për prishje të pushimit humanitar.

Në sulmin artilerik ka humbur jetën një fëmijë dhe janë lënduar 17 persona, informoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut me seli në Britaninë e Madhe. Qendra gjithashtu kumtoi se shumë shkurt para skadimit të pauzës humanitare, janë kryer sulme ajrore në disa pjesë të Gutës Lindore.

Mediat shtetërore siriane njoftuan se në sulmin artilerik të kryengritësve mbi Damaskun ka humbur jetën një person, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë.

Këmbimzjarri ka pasur edhe në korridoret humanitare që të parandalohen civilët ta braktisin enklavën. Një burim ushtarak për DPA deklaroi se 15 automjete të ambulancës dhe 10 autobusë kanë pritur në periferinë e Gutës Lindore dhe përmes altoparlantëve i kanë ftuar fraksionet kryengritëse të lejojnë evakuim të civilëve. Kryengritësit, megjithatë, nuk u kanë lejuar që ta braktisin zonën”, kumtoi një burim i KB-së.

Kryengritësit kanë hedhur pesë granata mbi pikën që është parashikuar për tërheqje të civilëve dhe personave të sëmurë, kumtoi burimi i njëjtë. Në këmbimzjarrin kanë humbur jetën tre ushtarë sirianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button