Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me temperatura dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Posaçërisht ftohtë do të jetë në orët e mëngjesit kur në disa vende temperaturat do të zbresin edhe deri -10 gradë. Në pjesët e skajshme perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta të borës, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë mesatare, në viset më të larta dhe ato malore era do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri minus pesë gradë, ndërsa e ditës prej minus gjashtë deri minus një gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira, me temperatura dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare, në viset më të larta dhe ato malore erë e përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus nëntë, ndërsa e ditës deri minus dy gradë.

Deri të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë me periudha të shkurtra me diell. Të enjten, në orët e mëngjesit, për shkak të kthjellimit të motit, temperaturat do të jenë shumë të ulëta, në disa vende do të zbresin nën -10 gradë. Të enjten nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale të botës, ndërkaq të premten do të kalojnë në shi, por lokalisht do të ketë kushte edhe për shi të ngrirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button