Emery mohon se Neymar duhet të shkojë në operacion

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka përgënjeshtruar mediat se futbollisti brazilian Neymar doemos duhet të shkojë në operacion dhe se e pret një pauzë prej të paktën dy muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Neymar të dielën në kuadër të kampionatit francez kundër Olympique Marseille u lëndua dhe e braktisi terrenin, ku dolën informacione se i ka plasaritur kocka metatarsale në këmbë dhe me siguri nuk do të luaj kundër Real Madridit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

“Nuk kemi marrë vendim që Neymar të shkojë në operacion, kjo nuk është e saktë. Sot pata takim me mjekun dhe më tha se Neymar ka përdredhje. Kontrollet treguan se ekziston edhe një plasaritje e vogël në kockën e pestë metatarsale. Do të shohim në ditët në vijim se si do të rrjedh rikuperimi dhe së bashku me të do të marrim vendimin nëse do të luaj ose jo. Tani për tani duam të jemi të qetë dhe do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, tha Emery.

“Ekzistojnë gjasa të vogla që Neymar të luaj kundër Real Madridit, por doemos duhet të jemi të durueshëm. Gjëja më e rëndësishme për PSG-në është që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm ndërsa Neymar gjithmonë dëshiron të luaj të gjitha ndeshjet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button