Ministria e Shëndetësisë e mbyll spitalin “Sante plus grup”

Ministria e Shëndetësisë sot njoftoi se ia ka marrë lejen për punë Institucionit shëndetësor privat “Sante Plus grup”, ku gjatë lindjes humbi jetën lehona Debora Xhambazi. Këtë vendim e ka sjellë pasi janë konstatuar parregullësi në punën e spitalit.

“Pas mbikëqyrjes së realizuar të jashtëzakonshme inspektuese nga Inspektorati shtetëror për sanitari dhe shëndetësi dhe raportit për mbikëqyrjen e realizuar profesionale mbi punën e Institucionit shëndetësor privat ‘Sante Plus grup’, janë konfirmuar parregullsi në punën e spitalit lidhur me kuadrin dhe pajisjen, me ç’rast Ministria e Shëndetësisë solli vendim që t’ia marrë lejen për punë ISHP ‘Sante Plus grup'”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ministria, siç thuhet, nuk do ta komentojë rezultatin nga autopsia, për shkak se është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike e cila hapi hetim për rastin me vdekjen e lehonës nga Kërçova.

Jo-zyrtare: Lehona nga Kërçova është ngufatur nga vendosja e gabuar e gypit për intubim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button