ERRC: Edhe dy raste të reja të abuzimit seksual në Shtëpinë “25 Maji”

Rasti me vajzën 13-të vjeçare rome R.I, e cila ka ngelur shtatzënë për shkak të përdhunimit, duket se nuk është i vetmi mes vajzave nën përkujdesje në Shtëpinë për fëmijë dhe të rinj me probleme edukative-sociale “25 Maji”. Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), ka marrë dëshmi të ngjashme për keqpërdorim seksual nga dy motra rome, të cilat gjithashtu, kanë qenë nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”.

Megjithatë V.A (16) dhe L.A (13), shpeshherë janë zhdukur nga Shtëpia dhe zhdukjet e tyre nuk janë denoncuar në polici apo te prindërit.

Sipas dëshmive të tyre, një burrë më i vjetër i ka marrë nga Shtëpia për përkujdesje dhe i ka dërguar te Stacioni i vjetër hekurudhor në Shkup, ku i ka abuzuar seksualisht.

Nga ERRC thonë se nëna e tyre e ka denoncuar rastin në polici dhe i ka dërguar në gjinekologji, i cili ka konkluduar se vajzat vërtet kanë qenë viktima të dhunës seksuale.

Avokatja Senada Ali nga ERRC, për MIA deklaroi se Qendra i mbështet prindërit e tre vajzave të abuzuara seksualisht në ngritjen e procedurës gjyqësore kundër Shtëpisë “25 Maji”, Qendrës ndërkomunale për Punë sociale, si dhe kundër Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ali theksoi se në ditën 26.01.2017, me Vendim 3 LPK-361/16 nga Gjykata Themelore Shkupi 2, gjykata ia ka kthyer të drejtat prindërore nënës të dy vajzave, por Qendra për Punë Sociale edhe krahas kësaj, ende, nuk i lejon ta merr kujdestarinë për fëmijët e saj.

Me vendim PA 3001-249 të Qendrës ndërkomunale për Punë Sociale të Shkupit, nga 5 nëntori i vitit të kaluar, elaborohet se nëna nuk ka kushte të përkujdeset për fëmijët e saj edhe krahas asaj që situata faktike nuk është konstatuar dhe nuk është konfirmuar tërësisht.

“Është parashtruar ankesë te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për mosimplementimin e aktgjykimit nga ana e Qendrës për Punë Sociale, për kthimin e vajzave nënës”, theksoi Ali.

Aktualisht dy vajzat u janë dhënë familjeve kujdestare. Të njëjtat kanë edhe motër më të vogël, e cila është Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetori”.

Lexo më shumë në lidhje me këtë rast:

MPB me akuzë për gruan e cila dyshohet për rastin në Shtëpinë “25 Maj”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button