fbpx

Gjykata në Çeki liroi liderin kurd

Gjykata në Çeki ka liruar të martën liderin e kurdëve të Sirisë Salih Muslim, i cili është ndaluar në Pragë më 24 shkurt, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Ankaraja, ka bërë të ditur avokati i tij.

“Gjykata ka liruar klientin tim” ka thënë avokati Miroslav Krutina para gazetarëve, transmeton REL.

Ai tha se Salih Muslim është zotuar të marrë pjesë në të gjitha procedurat e ekstradimit të kërkuara nga Turqia.

Ish-kreu Partisë së Unionit Demokratik (PYD) ende konsiderohet një figurë e respektuar për kurdët në Siri.

Të hënën gjatë ditës rreth 200 njerëz kanë protestuar në Pragë të Çekisë, kundër kërkesës së Turqisë për ekstradimin e liderit të kurdëve të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button