Shkup, sot mbahet protestë me katër kërkesa

Për sonte është caktuar marsh protestues, nën organizim të disa organizatave dhe shoqatave maqedonase, për ashtu siç thonë, mbrojtjen e shtetit, identitetin dhe kombit, njofton Portalb.mk.

Protesta është e paralajmëruar për në ora 18:00, ndërkaq marshi protestues do të lëviz nëpër bulevardin Shën Klimenti i Ohrit dhe Dimitrija Çupovski, deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Katër kërkesat kryesore që do të kërkohen në protestë janë: ndalim i bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit, tërheqje të ligjit për përdorimin e gjuhëve, tërheqje të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe urgjentisht të lëshohen të paraburgosur për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

VMRO-DPMNE-ja, opozitare është deklaruar se ata nuk janë organizatorë, por anëtari i tyre nëpërmjet Facebook-it, ka deklaruar se do të marrë pjesë në këtë protestë dhe bëri thirrje për masivitet.

Në ndërkohë, disa presona prej organizatorëve, kanë shpërndarë fletushka nëpër disa lagje të Shkupit ku shkruhet “Të gjithë të bashkuar për shpëtim të Maqedonisë”.

Sipas së njëjtës, protestues revoltën e tyre, do ta shprehin edhe përpara zyrave të Bashkimit Evropian në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button