“Borëbardha” Theron

Charlize Theron është padyshim një ndër femrat më të bukura të Hollivudit dhe një aktore e vlerësuar jo pak nga regjisorët për profesionalizmin e saj.

Ajo rikthehet në ekranin e madh si “Borëbardha” e përrallës së famshme në të gjithë botën, por ky është një film i cili do e sjellë personazhin kryesor jo të veshur me petkun përrallor klasik. Aktorja shfaqet tepër sensuale dhe shpesh i është dashur të përballojë lojra të rrezikshme regjisoriale të cilat i kanë sjellë jo pak telashe në setin e filmit.

Është vetë aktorja e cila në një intervistë të fundit për “MTV News” teksa flet për një film dhe një histori e cila përherë e ka magjepsur, ka folur edhe për rrezikun e këtij filmi.

“Gjatë xhirimeve kam dëmtuar një muskul i cili na detyroi të ndërprisnim realizimin e filmit për pak kohë sepse aty ka skena të rrezikshme”, ka pohuar aktorja.

Një version i ri i “Borëbardhës” do të vijë në ekranin e madh këtë verë dhe skenari është i frymëzuar nga përralla e famshme e vëllezërve Grimm, por në këtë film ka shumëçka ndryshe, edhe kur bëhet fjalë për kronologjinë e ngjarjeve dhe fatin e personazheve. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button