Komuna Qendër bën thirrje që të pastrohet bora përpara hyrjeve

Inspektorati komunal i komunës Qendër  i paralajmëron subjektet që në bazë të Ligjit për veprimtaritë komunale ta pastrojnë hapësirën para hyrjeve.

Komuna Qendër kumtoi se të punësuarit e saj dhe shërbimi dimëror mbrëmjen e kaluar i kanë pastruar të gjitha rrugët që janë nën kompetencat e tyre.

“Në vazhdimësi po pastrohen rrugët në “Mallo Kurillo”, Vodnon e Poshtme dhe Vodno. Janë pastruar edhe rrugët “Gjuro Gjonoviq” dhe “Prolet” dhe gjithë rrugët afër çerdheve dhe shkollave. Gjatë natës janë hedhur 50 tonë kripë ose gjithsej, me fillimin e borës, janë hedhur 110 tonë kripë në rrugët në Qendër. Po pastrohet me mekanizmin e nevojshëm, por të punësuarit edhe vetë i pastrojnë rrugët dhe trotuaret”, kumtoi Qendra.

Nga atje shtojnë se përgjegjësit janë të gatshëm nëse përsëri bie borë të dalin në terren dhe t’i pastrojnë të gjitha pikat kritike dhe rrugët.чистење снег 1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button