fbpx

Cilat janë lidhjet e pakonfirmuara të showbiz-it shqiptar? (FOTO)

Disa njerëz preferojnë që historitë e tyre të dashurisë t’i ndajnë me të gjithë. Ndërsa disa të tjerë, gjithmonë janë hermetikë për sa i përket historive të dashurisë. Ne në fakt sot do të flasim për grupin e dytë, “ata që nuk tregojnë asgjë për jetën e tyre private”. Ka disa çifte të njohura shqiptare, që edhe pse kapen mat në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo si dy miq, po si partnerë, sërish nuk e konfirmorjnë lidhjen e tyre. Ata me siguri kanë zgjedhur që ta shijojnë në heshtje dashurinë e tyre. Ata nuk fshihen pasi komentojnë shpesh në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, por gjithsesi haptazi nuk e kanë pranuar asnjëherë se janë në një romancë. Se për cilët çifte po flasim, shikoni fotot e mëposhtme, transmeton Revista Class.

1

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj 
Prej disa vitesh përflitet se moderatorja e njohur Luana Vjollca dhe biznesmeni nga Kosova, Krenar Çoçaj janë në një lidhje dashurie. Asnjëri prej tyre nuk e kanë pranuar edhe pse jo rrallëherë janë fotografuar së bashku në Tiranë të kapur dorë për dore.

2

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj 
Vitin që lamë pas, historia e Enit dhe Gencit ishte lajm i parë kudo në mediat rozë. Ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, por njësoj si Luana dhe Krenari, edhe ata janë kapur “mat” në Tiranë duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Eni dhe Genci përveç se një çift shumë i mirë në jetën private, ata edhe profesionalisht realizojnë së bashku këngë shumë të suksesshme.

3

Ronela Hajati dhe Young Zerka
“Kur të bjerë borë në gusht do ta konfirmoj lidhjen me Young Zerkën”, kjo ka qenë përgjigja e fundit që ka dhënë Ronela Hajati në një intervistë, kur është pyetur për lidhjen e saj me këngëtarin. Të njëjtën linjë ndjek edhe Zerka kur pyetet për Ronelën.

4

Liberta Spahiu dhe Flor Mumajesi
Prej disa kohësh këngëtari i njohur Flor Mumajesi, po jeton në Prishtinë, dhe arsyeja e kësaj shpërngulje mendohet të jetë moderatorja simpatike, Liberta Spahiu. Dyshja e njohur thuhet se janë në një lidhje së bashku edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ndonjëherë këtë romancë.

5

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha
Këngëtarja bukuroshe Çiljeta Xhilaga ka kohë që përflitet që është në një lidhje me portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Edhe ata janë fotografuar disa herë së bashku, Çili nuk preferon të flasë për këtë lidhje, duke e mbajtur për veten gjithë dashurinë që ndjen për Albanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button