Neurokirurgu Çaparovski pranoi se ka marrë para nga qytetarët dhe u dënua

Ish-drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Aleksander Çaparovski i cili është i akuzuar për ryshfet, në seancën e parë gjyqësore e pranoi fajin, ku edhe menjëherë iu shqiptua vendimi nga gjykata, transmeton Portalb.mk.

Ai mori dënim me burg me kusht prej një viti nëse në afat prej dy viteve nuk kryen vepër tjetër penale. Gjithashtu Çaparovski dy vitet e ardhshme nuk mund të zgjidhet si drejtor.

Ndryshe, ish-drejtori me 31 maj është arrestuar pas denoncimit të një qytetari, gjegjësisht ai në polici ka denoncuar se Çaparovski nga ai ka kërkuar 1.000 euro për nxjerrjen e vërtetimit me të cilin fëmija i tij duhej të dërgohet jashtë vendit për mjekim. Gjatë bastisjes së policisë në zyrën dhe shtëpinë e tij është gjetur një shumë e madhe e të hollave, rreth mbi 30.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button