Bolt zbulon skuadrën ku do të luajë futboll

Ashtu siç e paralajmëroi, Usain Bolt zbuloi skuadrën me të cilën do të luajë futboll, transmeton TCH.
Në këtë ndeshje bamirësie do të jenë kampionë të futbollit të së kaluarës dhe të së tashmes. Aspekti kurioz që ka të bëjë me Usain Bolt është se njeriu më i shpejtë i botës do të veshë fanelën me numrin 9.58, që është rekordi botëror, që xhamajkani vendosi në garën e 100 m në Botërorin e Atletikës së vitit 2009, të zhvilluar në Berlin.