Për shkak temperaturave të ulëta mund të ulet prodhimi i kajsive dhe bajameve

Temperaturat e ulëta që e përfshinë Maqedoninë nuk do të shkaktojnë probleme në bujqësi. Të sulmuara janë vetëm frutat, posaçërisht kajsia dhe bajamja  të cilat në disa pjesë të vendit tashmë kanë lulëzuar, por, siç thonë agro meteorologët, edhe tek ta nuk priten dëme më të mëdha, vetëm rënia e prodhimit.

Trashësia e borës e cila arrin diku deri në 50, por edhe në 90 centimetra, do t’i ruajë prodhimet e vjeshtës nga vala e të ftohtit, ndërsa kopshtarëve ju sugjerohet të ndërmarrin masa për ngrohjen shtesë të serrave të mërkurën dhe të enjten kur priten temperatura më të ulëta.

“Kanë lulëzuar bajamet dhe kajsitë përgjatë Vardarit. Tek ato do të ketë dëme, posaçërisht aty ku nuk ka borë. Në degët ngelet borë, por shumë pak që t’i mbrojë lulet. Qëndrueshmëria në temperatura të ulëta për lule të paçelura është minus katër, ndërsa në lule të çelura minus dy gradë. Temperatura më të ulëta se këto shkaktojnë dëme. Për këtë  shumë e rëndësishme është se sa do të zgjasin temperaturat e ulëta dhe se a do të përsëriten”, thotë për MIA-n agrometeorologu Angellko Angellevski nga DPHM.

Sipas tij, të mbjellat e vjeshtës kanë filluar me vegjetacion, ndërsa është bërë edhe plehërimi i parë dimëror.

“Gati në gjithë Maqedoninë, posaçërisht në rajonet e drithërave, ka një shtresë dëbore prej gjashtë deri më 20 centimetra. Pikërisht kjo do t’i mbrojë të mbjellat nga temperaturat e ulëta që priten nesër mbrëma dhe mëngjesin e së enjtes, nën minus dhjetë gradë. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës shtresa e dëborës duhet të shkrihet dhe do të kemi edhe temperatura më të larta”, thekson Angelevski.

пченица снег

Niveli i lagështisë së tokës është i mirë, reshjet vetëm se do ta rimbushin.

“Kulturave më vonë do tu nevojitet uji duke pasur parasysh vegjetacionin e ardhshëm. Bora, më shumë ajo nëpër male, do t’i mbushë akumulimet, posaçërisht ato artificiale që janë gati se të zbrazëta”, vlerëson agro meteorologu Angellko Angeleski nga DPHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button