Maqedoni, dy fëmijë me automjete të Armatës janë dërguar në spital

Dy fëmijë të sëmurë në moshë gjashtë dhe shtatë vjet nga fshati i Shtipit Poçivall me automjete të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shtipit, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftoi ARM, në faqen e Facebook-ut, për shkak të të reshurave të borës, vetëm automjetet e ushtrisë kanë mundur të hyjnë në fshat dhe t’u ndihmohet fëmijëve të cilët janë transferuar në spital.

Përfaqësuesit e ARM-së kanë intervenuar me tre automjete, transportues të blinduar, hermelin dhe hamer, pasi që Zyra Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk ka mundur që të depërtojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button