Shqipëria vendi i 2-të më i fortë ushtarakisht në Ballkan (VIDEO)

Indeksi i Fuqisë Globale 2017 e rendit Shqipërinë në vendin e 90-të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore. Global Firepower e rendit Shqipërinë të dytën në Ballkan, pas Serbisë, duke shënuar përmirësim me dhjetë shkallë krahasuar me 2016, transmeton Tema.al.

 Indeksi merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve,anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i nancimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore. Vendet me ushtritë më të fuqishme të botës renditen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.

Ndërsa vendet me ushtrinë më të dobët renditen Butan, Suriname,Sierra Leone, Mauritani, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia etj./Tema./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button