Bllokohen rrugët nga dëbora, në Lezhë pezullohet mësimi

Reshjet e shumta të dëborës kanë krijuar probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shqipëri. Në Lezhë për shkak të pamundësisë së transportit të nxënësve është pezulluar mësimi në të gjithë qarkun.

Edhe Qarku i Elbasanit është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura dëbore, të cilat gjatë natës kanë pasur intensitet më të madh.

Dëbora ka krijuar probleme qarkullimi edhe qytetin e Prrenjasit dhe të Librazhdit. Qarkullimi i mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë pas apelit të policisë shqiptare bëhet me zinxhirë.

Një pjesë e madhe e rrugëve kryesore rurale në fshatrat malorë të bashkive Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë të pakalueshme.

Nga moti i keq është dëmtuar rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, ndërsa probleme shfaqet edhe situata në disa shkolla të fshatrave malore ku nuk zhvillohet dot procesi mësimor.

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e dëborës kanë rënë sot edhe në Tiranë, ku në disa zona kanë mbuluar rrugët dhe makinat.

Sipas parashikimit të motit kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm ku do të mbizotërojnë temperaturat e ulëta të shoqëruara me reshje bore dhe shiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button